About us

Informacion mbi Kompanine

Raiffeisen Leasing Sh.a, është themeluar në Maj 2006 sipas vendimit të Gjykates së Rrethit Tiranë Nr. 35733 datë 15.05.2006. Aksionet e kompanisë zotërohen 100% nga Raiffeisen Bank Shqipëri, e cila është një nga bankat më te medha në vend.

Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqiperi në vitin 2004 dhe gjatë 17 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me sherbime të plota që i sherben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukture degësh që krahasohen me standartet evropiane të shekullit të 21-të.

Raiffeisen Leasing Sh.a është aktualisht kompania lider në tregun e qirasë financiare me rreth 35% të tregut të leasing-ut, duke ofruar shërbim cilësor, fleksibël, dhe me kushte sipas nevojave të klienteve në dhënien me Qira Finaciare të:

Makinave për Inidividë dhe Biznese

Mjeteve të transportit tregtar

Pajisje mjekësore

Pajisje për industrinë nxjerrëse

Linja prodhimi

Për vite RLAL ka ndërtuar marrëdhënie te qëndrueshme të bazuar në besimin e ndërsjelltë me klientet e saj, përqëndruar kryesisht në segmentin e korporatave, sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme dhe individëve privatë.

Nga kjo marrëdhënie, konsumatorët kanë përfituar nga shërbimet e Raiffeisen Leasing nëpërmjet një rrjeti të gjere kanali shpërndarjesh dhe promocioni duke patur në dispozicion një staf të dedikuar, me profesionalizëm të lartë dhe me eksperiencë unike në tregun vendas për këtë sherbim financiar.

Gjithashtu, duke qenë se aksioneri kryesor I Raiffeisen Leasing Sh.a është Raiffeisen Bank, një ndër bankat më të mëdha në vend dhe me reputacion të lartë, konsumatoreve I jepet mundësia te perfitojne edhe nga paketat e produkteve dhe shërbimeve që Raiffeisen Bank ofron.

Për më shumë informacion rreth produkteve, ofertave preferenciale dhe kërkesave në lidhje me Qiranë Financiare ju lutem na kontaktoni në adresen e mëposhtme dhe ju do të gjeni zgjidhje të shpejtë në çdo rast.

Kontakte:
Ida Shehu
Drejtore Ekzekutive
Rruga Tish Daija , Kompleksi Haxhiu, Godina 1, kati 7-te, Tiranë
Tel: +355 4 2 274 920
Fax: +355 4 2 232 524
Email: ida.shehu@raiffeisen.al