Informacion mbi kompaninë

Raiffeisen Leasing SH.A, është themeluar në Maj 2006 sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 35733 datë 15.05.2006. Aksionet e kompanisë zotërohen 100% nga Raiffeisen Bank Shqipëri, e cila është një nga bankat më të mëdha në vend.

Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqiperi në vitin 2004 dhe gjatë 17 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Banka ofron një gamë produktesh, proçesesh, sistemesh dhe infrastructure degësh që krahasohen me standartet europiane të shekullit të 21-të.

Raiffeisen Leasing Sh.a është aktualisht kompania lider në tregun e qirasë financiare, duke ofruar shërbim cilësor, fleksibël dhe me kushte sipas nevojave të klientëve për financimin e:

Për vite Raiffeisen Leasing Sha ka ndërtuar marrëdhënie te qëndrueshme të bazuar në besimin e ndërsjelltë me klientet e saj, përqëndruar kryesisht në segmentin e korporatave, sektorit të kompanive të vogla dhe të mesme dhe individëve privatë.

Nga kjo marrëdhënie, konsumatorët kanë përfituar nga shërbimet e Raiffeisen Leasing nëpërmjet një rrjeti të gjërë kanali shpërndarjesh dhe promocioni duke patur në dispozicion një staf të dedikuar, me profesionalizëm të lartë dhe me eksperiencë unike në tregun vendas për këtë sherbim financiar.

Gjithashtu, duke qënë se aksioneri i Raiffeisen Leasing Sh.a është Raiffeisen Bank, një ndër bankat më të mëdha në vend dhe me reputacion të lartë, konsumatorëve i jepet mundësia te perfitojne edhe nga paketat e produkteve dhe shërbimeve që Raiffeisen Bank ofron.

Për më shumë informacion rreth produkteve, ofertave preferenciale dhe kërkesave në lidhje me Qiranë Financiare ju lutem na kontaktoni në adresen e mëposhtme dhe ju do të gjeni zgjidhje të shpejtë në çdo rast.

Adresa e kompanisë: Rruga “Tish Daija”, Kompleksi “Haxhiu”, Godina 1, kati 7-te, Tiranë.

Kontakte:

Ida Shehu

Drejtore Ekzekutive

Rruga “Tish Daija”, Kompleksi “Haxhiu”, Godina 1, kati 7-te, Tiranë, Shqipëri

Tel:  +355 4 2 274 920

Fax: +355 4 2 232 524

Email: ida.shehu@raiffeisen.al



Kodi i etikes

Në linkun më poshtë mund të aksesoni kodin e etikës së Grupit Raiffeisen
www.rbinternational.com/codeofconduct