Kushtet, Proçedurat dhe Dokumentet
Kushtet e Përgjithshme të financimit:
- Monedha e financimit është EUR dhe LEK.
- Financimi deri në 90% të vlerës së makinës ose pajisjes.
- Nuk ka limit në shumën e financuar.
- Afati i financimit në EUR/LEK varion nga 12 – 120 muaj.
- Interes konkurues nga 4% deri 6.5% në monedhën EUR.
- Këste të barabarta që përfshijnë principal + interes mujor.
- Garanci është makina / mjeti /pajisja që blihet me siguracion full kasko ose siguracion për makineri dhe pajisje.
- Shpenzime administrative deri në 1.5% të vlerës së financimit.
Proçedura:
Proçedura për realizimin e një marrëveshje për financimin me Qira Financiare është shumë e thjeshtë, e shpejtë dhe nuk kërkon asnjë garanci shtesë (kolateral) si në rastin e kredive bankare. Ajo konsiston në hapat e mëposhtëm:
- Ju zgjidhni objektin për të cilin kërkoni financim, pranë prodhuesit ose shitësit të autorizuar.
- Ju paraqisni aplikimin për financim me qira financiare dhe dokumentat e kërkuara për proçesin e aprovimit sipas kërkesave dhe proçedurave në fuqi të Raiffeisen Leasing Sha.
- Pas aprovimit të qirasë financiare dhe firmosjes së kontratës, ju duhet të bëni pagesën për: parapagimin (pjesëmarrjes në financim), komisionin e administrimit, siguracionin kasko si edhe shpenzimet e tjera që mund te lidhen me këtë kontratë.
- Në momentin e marrjes në dorëzim të automjetit ose pajisjes ju do të firmosni protokollin e marrjes në dorëzim.
Dokumente për të gjithë aplikantët:
- Oferta e Shitësit /Konçesionarit.
- Kërkësa për financim (formulari i aplikimit) e plotësuar dhe firmosur nga aplikanti (pranë Raiffeisen Leasing Sha).
- Dokument Identifikimi (pasaportë, letërnjoftim).
- Patentë qarkullimi (në rastin e autoveturave).
- Çertifikatë familjare.
Lista e dokumentave për individë të punësuar (rrogëtarë):
- Vërtetim nga punëdhënësi për pagesën.
- Të njëjtat dokumente edhe për bashkë-qiramarrësin (bashkë-qiramarrësit).
Lista e dokumentave për Persona Fizik dhe Juridik (fotokopje)
- Pasqyrat financiare dhe FDP-të.
- Për Personat Fizik që nuk dorëzojnë bilance, përmbledhja vjetore e FDP për vitin e mbyllur.
- Vërtetim nga e-albania në lidhje me detyrimet tatimore të subjektit.
- ID të ortakut/ve dhe administratorit.
- Kopje të QKR, Statut i kompanisë, Akt Themelimi.
- Kopje të liçensave për biznesin nëse ka.
- Çdo dokument tjetër që mund të gjykohet nga Raiffesing Leasing në momentin e vendim-marrjes.