Politikat e Privatësisë

Disa prej fushave të faqes të faqes së internetit të Raiffeisen Leasing (psh: Shprehje Interesi dhe Individe) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotesojë formën e aplikimit online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. Raiffeisen Leasing thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t’a japë si informacion për të vijuar me tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: aplikim për punë). Në këtë kuadër, RLAL dëshiron të vë në vëmendjen e cdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Ëeb serverin e kompanisë, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e metejshëm të ketyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyre korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e Raiffeisen Leasingvetem për përdorim të brendshëm të kompanisë dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhenat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Raiffeisen Leasing, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre .

Për çdo pyetje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me përdorimin e të dhënave të privatësisë nga ana e Raiffeisen Leasing, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim ne adresat e meposhtme:

Adrese Postare:         Raiffeisen Leasing Sh.a 
                                  Bul.”Bajram Curri”,ETC kati 10, Tiranë, Shqipëri

                                  Personi Përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale