Ne ju ofrojmë

Veprimtaria kryesore e Raiffeisen Leasing sha është Qiraja Financiare – e cila është një kontratë afatmesme ose afatgjatë ku qiradhënësi I transferon qiramarrësit pjesën më të madhe të rreziqeve dhe përfitimeve që lidhen me pronësinë e asetit. Edhe pse qiradhenësi mban pronësinë mbi asetin, aseti regjistrohet në librat kontabel dhe amortizohet nga qiramarrësi. Në kushtet e taksimit, qiramarrësit I lejohet të zbresë shpenzimet e amortizimit dhe shpenzimet e interesit të qirase financiare nga tatimi i fitimit. Kombinimi i përkryer i strukturës qiramarrëse – qiradhënëse, dhe avantazhet tatimore e bën financimin e aseteve përmes qirasë financiare shumë terheqës në tregun financiar në Shqipëri.

Nëpermjet një stafi të dedikuar dhe profesional në fushën e qirasë financiare, kompania ka arritur të jetë lider në tregun e qirasë financiare në Shqipëri duke financuar afro 500 asete në vit.

Shërbimet e kompanisë I ofrohen individëve, bizneseve të vogla, të mesme dhe korporatë. Kryesisht shërbimet e kompanisë përfshijnë financimin e makinave për individë dhe biznese, mjeteve të transportit tregtar, pajisje mjekësore, pajisje për industri nxjerrëse dhe përpunuese, etj.

Kërkesa për makina të reja është në rritje të vazhdueshme, sidomos gjatë 5 vjecarit të fundit.

Raiffeisen Leasing Sha ka një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me të gjithë shitësit e autorizuar dhe aprovuar për shitjen e automjeteve brenda vendit.

  1. Makinave për Inidividë dhe Biznese
  2. Mjeteve të transportit tregtar
  3. Pajisje mjekësore
  4. Pajisje për industrinë nxjerrëse
  5. Linja prodhimi