Informacion ligjor

Përdorimi i Faqes së Internetit të Raiffesien Leasing sha

E tërë përmbajtja e faqes së Raiffeisen Leasing sha është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim apo kopjim nga kjo faqe e Raiffeisen Leasing nuk do te konsiderohet si transferim i te drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo tërësisht), transmetoni (në rrugë elektronike apo anasjelltas), modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së Raiffeisen Leasing për qëllime përfitimi, pa marrë paraprakisht miratimin me shkrim nga Raiffeisen Leasing për këtë qëllim. Gjithashtu, Raiffeisen Leasing rezervon të drejtën që në çdo kohë të kryeje modifikime apo ndryshime  të përmbajtjes së kësaj faqeje.

Asnjë Oferte apo Garanci

Përmbajtja e faqes së Raiffeisen Leasing nuk do të interpretohet si kërkesë ose oferte, apo rekomandim për të siguruar ose disponuar ndonjë investim ose për t’u angazhuar në ndonjë tjetër transaksion. Informacionet dhe opinionet që faqja e Raiffeisen Leasing përmban, mundësohen pa garanci të asnjë lloji, qoftë kjo e shprehur apo e nënkuptuar. 

Kufizimi i Përgjegjësisë

Në asnjë rast, përfshirë (por pa u kufizuar) neglizhencen, Raiffeisen Leasing do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim të çfarëdo lloji, përfshirë (por pa u kufizuar) në dëm të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, performimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të Raiffeisen Leasing.

Faqe Interneti të Lidhura

Gjatë hyrjes (aksesimit) në ndonjë apo disa prej faqeve të internetit lidhura me faqen e Raiffeisen Leasing ju mund të dilni nga kjo e fundit. Raiffeisen Leasing ju njofton se nuk ka verifikuar asnjë prej këtyre faqeve të internetit lidhura me të dhe nuk verteton apo mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve apo produkteve, shërbimeve ose artikujve të tjere ofruar nëpermjet këtyre faqeve.