
Individë: Blerja e makinës tuaj të ardhshme
A jeni gati për të nisur udhëtimin me makinën e ëndrrave tuaja? Me opsionet tona të financimit, ju mund ta realizoni atë.
Pse të financosh me ne?
Eksploroni opsionet tona të financimit
Zbuloni gamën e plotë të opsioneve tona të financimit si për automjetet e reja ashtu edhe për ato të përdorura per t'ju pershtatur nevojave tuaja. Kushtet tona fleksibël të financimit janë krijuar për ta bërë realitet makinën tuaj të ëndrrave.

Automjete të reja
Përjetoni përvojën e drejtimit të një automjeti krejt të ri me opsionet tona të jashtëzakonshme të financimit.
- Deri në 6 vjet financim
- Duke nisur nga 10% parapagim
- Deri në 153,000 Euro vlerë financimi

Automjete të përdorura
Po kërkoni të blini një automjet të përdorur? Ne ju ofrojmë financim për të gjitha llojet e automjeteve të përdorura. Pra, nuk ka nevojë të shqetësoheni, thjesht zgjidhni automjetin tuaj të ardhshëm.
- Maksimumi 10 vjet vjetërsi automjeti
- Minimum 15% parapagim
- Deri në 90,000€ vlerë financim

Automjete elektrike
Eksploroni opsionet tona të financimit për automjetet elektrike, miqësore me mjedisin. Ecni drejt një të ardhmeje të qëndrueshme me ne sot.
- Deri në 5 vjet financim
- Maksimumi deri ne 7 vjet vjetërsi automjeti
- Duke nisur nga 10% parapagim
- Vlera e financimit deri në 153,000 €
Terma dhe kushte
- Monedha e financimit është në Euro dhe Lekë.
- Financimi deri në 90% të vlerës së blerjes së asetit
- Afati i qirasë financiare varion nga 12 muaj deri në 72 muaj.
- Interesi konkurrues duke filluar nga Euribor 12M + 4% (per me tepër referojuni termave dhe kushteve).
- Asetet e financuara nuk kanë nevojë per kolateral shtesë
- Komisioni i administrimit duke nisur nga 1% te vleres se financuar
Procedura për realizimin e një marrëveshjeje qiraje financiare është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë dhe nuk kërkon kolateral shtesë:
- Ju zgjidhni automjetin, objekt i financimit pranë tregëtarit të autorizuar.
- Ju siguroni dokumentet e nevojshme për miratimin e qirasë financiare, sipas kërkesës dhe procedurave të Raiffeisen Leasing Sha.
- Pas miratimit të qirasë financiare dhe nënshkrimit të kontratës , ju duhet të kryeni pagesat për: Paradhënie,sigurim kasko dhe shpenzime noteriale që lidhen me transaksionin.
Dokumentet e kerkuara
Të gjithë klientët potencialë që marrin pagën nëpërmjet sistemin bankar dhe/ose janë të siguruar, mund të aplikojnë për financimin e automjetit nëpërmjet qirasë financiare. Dokumentet që duhen siguruar për aplikimin e qirasë financiare janë si më poshtë:
- Oferta e tregëtarit te autorizuar
- Kërkësa për financim e plotësuar dhe firmosur nga aplikanti
- Vërtetim page dhe nxjerrje llogarie rrjedhëse
- Patentë
- Certifikate familjare
- Dokument identifikimi ID
- Dokumentet mbështetëse që vërtetojne burime të tjera të të ardhurave (kontratë qiraje,etj)
- Për pronarët e bizneseve, që aplikojnë me të ardhura nga biznesi, duhet të sigurohen pasqyrat financiare të kompanisë
Ky artikull mund t'ju interesojë

Jeta Juaj, Paratë Tuaja: Blerja e makinës tuaj të ardhshme
Blerja e një makine është një vendim i rëndësishëm financiar që kërkon planifikim dhe angazhim.
Pse Raiffeisen Leasing Albania
Ekspertizë
Përfitoni nga historia e dëshmuar e Raiffeisen Leasing Sh.a që nga themelimi i saj në 2006, mbështetur nga përvoja dhe stabiliteti i grupit Raiffeisen, një lider në sektorin financiar.
Zgjidhje gjithëpërfshirëse
Mundësi në një spektër të plotë të produkteve dhe shërbimeve financiare të përshtatura si për sektorët e biznesit ashtu edhe për nevojat individuale, duke reflektuar standardet moderne evropiane.
Partneritet i fortë
Pjesë e grupit Raiffeisen Bank International, e cila bleu dhe transformoi me sukses ish-Bankën Shqiptare të Kursimeve, duke siguruar një infrastrukturë të fortë dhe përvojë të besueshme bankare të ndërtuar mbi 20 vjet.