Skip to main content

Kushtet e Përdorimit

Kjo faqe interneti eshte prone e Raiffeisen Leasing Sh.a. Perdoruesi duke hyre ne rrjet pranon ti nenshtrohet kushteve dhe afateve te meposhtme. E drejte e autorit. E gjithe permbajtja e kesaj faqeje interneti eshte subjekt i te drejtes se autorit me te gjitha te drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim, ruajtje, kopjim, riprodhim, transmetim, shperndarje, modifikim, apo veprim tjeter ne permbajtjen e kesaj faqeje interneti, si edhe ne aplikimet dhe software te ofruara aty, pa aprovimin paraprak te Raiffeisen Leasing Sh.a, eshte e ndaluar, duke perjashtuar çfare lejohet nga Ligji i te Drejtes se autorit, nese ndonje e drejte apo shenime te tjera do te hiqen ose ndryshohen.

SHENIM I RENDESISHEM LIGJOR

Duke hapur dhe/ose perdorur informacionin, sherbimet, lidhjet, funksionet, aplikimet ose programet (ketej e tutje: “permbajtjet”) e ofruara ne kete faqe interneti, perdoruesi me ane te ketij dokumenti pranon ti nenshtrohet kushteve dhe afateve te paraqitura me poshte:

Ligji i te drejtes se autorit:

Permbajtjet e ofruara ne kete faqe interneti (ketej e tutje: “Faqe interneti”) dhe nen-faqet e saj mbrohen nga ligji per te drejten e autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikimeve ose programeve qe permban kjo Faqe interneti dhe riprodhimi (i plote ose i pjesshem), transmetimi, modifikimi ose lidhja e permbajtjeve te kesaj faqeje interneti do te lejohet vetem me miratimin me shkrim te Raiffeisen Leasing Sh.a. Megjithate, perdoruesit kane te drejte te printojne, shkarkojne, ose te ruajne faqe te veçuara ose pjese te kesaj faqeje sipas dispozitave te ligjit te drejtes se autorit dhe vetem nese shenimet e te drejtes se autorit ose shenime te tjera te mbrojtura me ligj as nuk fshihen as nuk ndryshohen.

Jo rekomandim investimi ose kerkimi:

Permbajtjet e Faqes se internetit do te sherbejne vetem per informacion dhe nuk do te konsiderohen si kerkim apo oferte per te blere ose per te shitur ndonje lloj instrumenti investimi sipas ligjeve qe aplikohen te tregut te kapitaleve. Çdo vendim investimi konkret duhet te paraprihet nga nje takim me keshilluesin financiar, dhe ne do te ishim te kenaqur t’ju ofronim sherbimet tona ne lidhje me kete pike.

Permbajtja e informacionit

Raiffeisen Leasing Sh.a. ka bere te gjitha perpjekjet per te krijuar siguri ne kerkimin e informacionit te publikuar ne Faqen e tij te internetit sikurse edhe ne selektimin a burimit te informacionit te perdorur. Megjithate, Raiffeisen Leasing s.a. nuk merr persiper pergjegjesi mbi saktesine, voline dhe disponueshmerine pa nderprerje te informacionit te mundesuar ne Faqen e tij te internetit ose ne lidhje me burimet e informacionit te perdorur. Çdo analize tregu, çmim apo analize kompanie sikurse edhe parashikimet e publikuara ne Faqen e internetit bazohen ne informacionin e mundesuar dhe ne vleresimin e tregut ne kohen kur eshte shenuar ne publikimin perkates. Analizat e kompanise mund te mbeshteten pjeserisht ne informacionin e marre drejtperdrejt nga burimet e kompanive perkatese. Ne nuk marrim persiper, dhe me ane te ketij dokumenti qartesisht perjashtojme çdo pergjegjesi mbi saktesine, ose zhvillimin aktual te ngjarjeve te pershkruara ne parashikimet.

Hyrje e kufizuar per shkak rregullave te vendit:

Per shkak te ligjeve te aplikueshme ne disa juridiksione ose rregullave te vendosura nga autoritetet e tregut te kapitaleve dhe te letrave me vlere, nje pjese e informacionit perfundimisht te publikuar ne Faqen e internetit (p.sh. analizat e kapitaleve akionere) nuk i adresohen personave individual. Me qellim per te siguruar zbatimin e ketyre kufizimeve lokale, Raiffeisen Leasing Sh.a. rezervon te drejten per te ndermarre çdo mase teknike qe ajo mund ta vleresoje te nevojshme per te kufizuar kete informacion ose pjese te informacionit qe i nenshtrohet kufizimeve te lartpermendura. Kalimi i informacionit te Faqes se internetit, i cili i nenshtrohet kufizimeve per hyrje lokale e vlefshme per disa shtete, tek personat e permendur ne kufizimet perkatese mund te perbeje shkelje te ligjit te letrave me vlere ose te ligjeve te tjera te vendeve te lartpermendura.

Lidhjet me faqet e internetit ose URL-te e ofruesve te paleve te treta:

Raiffeisen Leasing Sh.a. nuk merr persiper pergjegjesi per permbajtjen e faqeve te internetit ose URL-te e ofruesve te tjere te cileve u jane ofruar lidhjet. Raiffeisen Leasing s.a. nuk merr persiper pergjegjesi per disponueshmerine pa nderprerje ose funksionim te plote te lidhjeve te faqeve te internetit ose te URL-ve per palet e treta.

Perjashtim nga pergjegjesia:

Raiffeisen Leasing Sh.a. nuk jep garanci dhe nuk do te pranoje pergjegjesi per ndonje dem (duke perfshire deme te njepasnjeshme ose jo te drejtperdrejta, ose humbje fitimesh) ne lidhje me hyrjen ne Faqen e internetit, hapjen, perdorimin ose pyetjet mbi permbajtjet e Faqes se internetit ose URL-ve te paleve te treta. Kjo eshte e vlefshme edhe ne rastet kur Raiffeisen Leasing Sh.a. ve ne dukje mundesine e ndodhjes se ketyre demeve. Per me teper, Raiffeisen Leasing Sh.a. nuk do te jete i pergjegjshem per nderprerjet teknike si p.sh. avari te serverit, nderprerje ose deshtim ne lidhjet e telekomunikacioneve si edhe per ngjarje te ngjashme, te cilet mund te çojne ne padisponueshmerine (e perkohshme) te gjithe Faqes se internetit ose te nje pjese te saj.

Ndryshimet e Faqes se internetit:

Raiffeisen Leasing Sh.a. ka te drejten te ndryshoje dhe te fshije Faqen e internetit ne cdo kohe (nese eshte e nevojshme edhe pa lajmerim paraprak), veçanerisht ne lidhje me ndryshimin e permbajtjes ekzistuese (te gjithe ose pjeserisht) dhe duke shtuar permbajtje te reja.