Informim

Informim për klientet subjekte të të dhënave personale

Raiffeisen Leasing sh.a, ne cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale që ju vullnetarisht keni deklaruar pranë saj, dëshiron t’ju rikujtoje se këto të dhëna përpunohen nga ana e kompanisë tonë sipas standarteve më të larta të sigurisë konform parashikimeve ligjore në fuqi si edhe praktikave më të mira ndërkombëtare, vetëm për qëllimin e ofrimit të produkteve tona dhe/ose për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor që Raiffeisen Leaing sha mund t’i lindë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ju informojme se të dhënat tuaja personale do të perpunohen edhe nga kompania Reisswolf Albania Shp.k, si një subjekt i kontraktuar nga Raiffeisen Leasing sha për të kryer shërbimin e Arkivimit të dokumentave fizike të administruara gjatë ushtrimit të aktivitetit tonë. Ju njoftojme se janë marrë të tëra masat paraprake që përpunuesi Reisswolf Albania Sh.p.k  të zbatojë rigorozisht detyrimet ligjore të sanksionuara në legjislacionin shqiptar sa i përket mbrojtjes së informacionit konfidencial dhe të dhënave personale.

Së fundmi, ju kujtojme se bazuar ne dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim te tij, ju mund të ushtroni në çdo kohë të drejten tuaj për akses apo të drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale që përpunohen nga ana e Raiffeisen Leasing. Për ketë qëllim, lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën si vijon:

Raiffeisen Leasing Sh.a 

Bul.”Bajram Curri”,ETC kati 10, Tirane, Shqipëri

Personi Përgjegjes për Mbrojtjen e të Dhënave Personale