Rreth nesh
Leasing
Ne ju ofrojme
Publikime
Asete ne Shitje
Rreth Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank
Shqip
English
 
  Kontakt

Raiffeisen Leasing Sh.a
Blv. B. Curri, ETC building, 10th floor, Tirana
Tel:  + 355 4 2 274 920
Fax: + 355 4 2 232 524
E-mail: leasing@raiffeisen.al
Web: www.raiffeisen-leasing.al

 
 
NJOFTIM PER KLIENTET!
 Kthehu  

 

19.03.2020


Të nderuar klientë,

Duke ju uruar shëndet dhe kurajo ju dhe familjeve tuaja gjatë përballimit të kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë, dëshirojmë  t'ju njoftojmë se Raiffeisen Leasing (RLAL) është plotësisht e angazhuar të ndërmarrë masa lehtësuese për klientët e saj kredimarrës.

Në zbatim të vendimit  të datës 12.03.2020 të Bankës së Shqipërisë për një ndryshim në rregulloren "Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka", Raiffeisen Leasing (RLAL), bazuar në vendimin e organeve drejtuese të saj, po aktivizon masat lehtësuese për të plotësuar  nevojat e klientëve të saj në rast vështirësish / pamundësie për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale me RLAL.

Për të gjithë individët dhe kompanitë, Raiffeisen Leasing  vjen në ndihmë me mundësinë e riskedulimit  të kontrates se qirase financiare, duke mos ngarkuar  asnjë penalitet apo përkeqësuar statusin e kredimarrësit.

Ftojmë individët dhe kompanitë të kontaktojnë perfaqesuesin e RLAL apo qendrën e kontaktit të RLAL në adresen leasing@raiffeisen.al dhe të japin arsyetimin e tyre për rishikimin e kërkuar të kësteve mujore të qirase financiare.

RLAL do të vlerësojë kërkesat  dhe do të ofrojë  zgjidhjen më të mirë për klientët tanë rast pas rasti.

Ndërkohë theksojmë se subjektet që nuk preken financiarisht nga situata e krijuar do të vazhdojnë të paguajnë qirane financiare normalisht, sipas marrëveshjes kontraktuale.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë dhe do t'ju informojmë për çdo informacion të nevojshëm.

 

 Urojmë që kjo periudhë të kalojë sa më qetë.

Faleminderit për besimin

Raiffeisen Leasing

 
 
Kërko
 
Publikime
 
 
 

Raiffeisen Leasing International
  Home       Disclaimer       Imprint      
© RLAL 2008