Rreth nesh
Leasing
Ne ju ofrojme
Publikime
2015
Asete ne Shitje
Rreth Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank
Shqip
English
 
  Kontakt

Raiffeisen Leasing Sh.a
Blv. B. Curri, ETC building, 10th floor, Tirana
Tel:  + 355 4 2 274 920
Fax: + 355 4 2 232 524
E-mail: leasing@raiffeisen.al
Web: www.raiffeisen-leasing.al

 
 
Raiffeisen Leasing Sh.a blen portofolin e Tirana Leasing
 Kthehu  

 

 23.11.2015 

Raiffeisen Leasing Sh.a, ka finalizuar marrëveshjen e blerjes së portofolit të kompanisë së qirasë financiare Tirana Leasing SH.A, pjesë e Grupit Bankar të Pireut, një proces i cili është lajmeruar pothuajse një vit më parë dhe që u mbyll me sukses në Nëntor 2015. Kjo është levizja më e rëndësishme në fushën e blerjeve midis kompanive të leasing-ut, që formalizohet në tregun financiar shqiptar, e miratuar gjithashtu edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Raiffeisen Leasing është aktualisht kompania lider në tregun e qirasë financiare me rreth 47% të tregut të leasing-ut, duke ofruar shërbim cilësor, fleksibël, dhe me kushte sipas nevojave të klientëve.

Me blerjen e portofolit të Tirana Leasing SH.A, Raiffeisen Leasing mundësoi rritjen e portofolit me 32%, numrin e aseteve të financuara me 50 % si dhe ka zgjeruar numrin e klienteve, sidomos ata individë, duke rritur ndjeshëm dominimin e saj në treg me një pjesëmarrje në masën 70% të tij.

"Ne arritëm të realizonim këtë marrvëshje në mënyrën më të mire, falë punës me profesionalizëm të lartë të ekipit të menaxhimit të Raiffeisen Leasing Sh.a, dhe unë jam shume krenar për këtë. Ky transaksion do të kontribojë në suksesin e metejshëm të kompanisë sonë të Leasing-ut në Shqiperi", tha Dieter SCHEIDL, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës së Raiffeisen Leasing Sh.a.

Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Raiffeisen Leasing Sh.a, Znj. Ida Shehu tha: "Ky transaksion ka një ndikim pozitiv të drejtëpërdrejtë për konsumatorët, sepse ata do të perfitojnë nga shërbimet e Raiffeisen Leasing nëpërmjet një rrjeti të gjerë kanali shpëndarjesh dhe promocioni si dhe do të kenë në dispozicion një staf të dedikuar, me profesionalizëm të lartë dhe me eksperiencë unike në tregun vendas per ketë shërbim. Gjithashtu, duke qenë se askioneri kryesor i Raiffeisen Leasing Sh.a është Raiffeisen Bank, një ndër bankat më të mëdha në vend dhe me reputacion të lartë, konsumatorët do të kenë mundesinë të përfitojnë edhe nga paketat e produkteve që Raiffeisen Bank ofron"

Raiffeisen Leasing Sh.a ka një eksperiencë mbi 10 vjecare në Shqiperi duke ofruar: qira financiare, qiradhënie financiare të sendeve të luajtshme, blerje të sendeve me qëllim rishitjen e tyre, të gjitha aktivitetet e tjera mbështetëse të biznesit të lidhura me biznesin e leasing-ut. 

 
 
Kërko
 
Publikime
 
 
 

Raiffeisen Leasing International
  Home       Disclaimer       Imprint      
© RLAL 2008