Rreth nesh
Leasing
Ne ju ofrojme
Publikime
Asete ne Shitje
Rreth Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank International
Raiffeisen Bank
Shqip
English
 
  Kontakt

Raiffeisen Leasing Sh.a
Blv. B. Curri, ETC building, 10th floor, Tirana
Tel:  + 355 4 2 274 920
Fax: + 355 4 2 232 524
E-mail: leasing@raiffeisen.al
Web: www.raiffeisen-leasing.al

 
 
Raiffeisen Bank International
 Kthehu  

 

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ëhtë pjesë e Grupit Bankar Raiffeisen në Austri (RBG), grupi më i madh dhe më i fuqishem bankar në vend për sa i perket bilancit total. RBG perfaqeson rreth një të katërtën e tregut bankar austriak. Me 434 banka Raiffeisen autonome, lokale, RBG ka rrjetin më të dendur të bankave në vend me rreth 1500 njësi shitje. RBG në Austri punëson rreth 29,000 njerëz.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket Austrisë, ku eshtë nje korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu si edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 7 milion klientëve nëpërmjet 2500 njësish biznesi (të dhëna proforma të bankës, në 31 Dhjetor 2016), që do të thotë një maxhorancë në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Që në vitin 2005, aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës.

RBI është një nga bankat kryesore tregtare dhe të investimeve në Austri. Bilanci i saj i përgjithshem (pas bashkimit) arrin në 135 miliarde EUR (që prej dhjetor 2016).

Në mars 2017, u zhvilua bashkimi i RZB dhe RBI. Instituti i kombinuar vepron nën emrin Raiffeisen Bank International AG, si më pare per RBI, dhe aksionet e RBI do të vazhdojnë te jenë të listuara në Bursen e Vjenës. RBI mori përsipër të gjitha të drejtat, obligimet dhe detyrat e kompanisë së transferuar, RZB.

Një nga grupet më të mëdha bankare në Evropen Qënrore dhe Lindore (EQL)

RBI ishte aktiv në EQL edhe para se të fillonte procesi i tranzicionit politik në rajon dhe të binte "Perdja e Hekurt": që në vitin 1986, banka e  parë në EQL u themelua në Hungari. Pë këtë arsye, banka ka 30 vjet përvojë në biznesin bankar të rajonit. 

Lojtar niche në tregjet ndërkombëtare

Për të mbështetur aktivitet e saj të biznesit RBI operon zyra perfaqesimi, si dhe degë sherbimi në vende të zgjedhura të Azise dhe të Evropës Perëndimore.

 

 www.rbinternational.com                 

Tetor 2010

 
 
Kërko
 
Publikime
 
 
 

Raiffeisen Leasing International
  Home       Disclaimer       Imprint      
© RLAL 2008